29/11/2015

28 NËNTORI, DITA E ATYRE QË NUK DORËZOHEN




Sanije A. Bislimi


Historia gjithëmon të shtyn të rihapesh fletët edhe në momente të shkurtra, por që zgjaten dhe nuk kanë mbarim !

Sot së bashku me fëmijët rihapem librin e historisë dhe rishikuam faqet e saja ku tregohej për shpalosjen e vullnetit politik të shqiptarëve që të jetojn në një shtet të vetem shqiptar. Ky vullnet politik ishte shpalosur si kurorzim i përpjekjeve, sakrificës së shqiptarëve në të kaluarën, por edhe si një projekt që kërkon realizim me përpjekje dhe sakrifica të shqiptarëve të ardhshëm.

Sot, ne përkujtojm përpjekjet dhe sakrifica e atyre që n'a sollën fitore. Në të njejtën kohë sot ne nderojm ata të cilët asnjëherë nuk u dorëzuan në synimet tona të përbashkëta për t'a realizuar 28 Nëntorin në të gjithë idealin dhe vizionin e tij !

Kjo Ditë e madhe shqiptare është dita e qëndresës, është Dita e sakfricës, është Dita e të gjithë atyre që nuk janë dorëzuar përball stuhive të historisë, është Dita e atyre që asnjëherë nuk humbën objektivin e tyre.

Në faqet e historisë sonë të lavdishëme pamë se 28 Nentori i parë (1443) ishte mundësuar nga kthimi i Skenderbeut dhe vullneti i tij për të luftuar përkrah shqiptarëve dhe për t'i dhënë fitore Shqipërisë. E kuptuam qysh me Skendërbeun se liria e një populli përmban në vetëvete vullnetin e ekzistencës së atij populli. Vullnetin për të qenë, vullnetin për të ekzistuar, për të jetuar, për të realizuar, për t'u identifikuar. E kuptuam qysh me Skenderbeun se ekzistenca e një kombi qëndron tek esenca e tij për qëndruar, për të luftuar, për të sakrifikuar dhe asnjëherë për t'u dorëzuar përball valëve të rrëmbyeshëme të historisë.

Ky vullnet shekullor për të qenë, ky vullnet shekullor për të bërë Shqipërinë u kurorzua me fitoret e para më 28 nëntor 1912, ku me lajmin e shpalljes se pavarësisë, Ismail Qemaili i njoftoi fuqitë e mëdha për vullnetin paalternativë të shqiptarëve për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur.

Mësuam se 28 Nëntori i Dytë i Ismail Qemailit dhe Isë Boletinit ishte jehona e pashkëputshëme e 28 Nëntorit të parë të Skenderbeut. Një jehonë që kaloi shekujt për të thënë : kurrë mos u dorëzo sepse fitorja është vetem e atyre që qëndrojn dhe luftojn !

Jehona që erdhi prej 28 Nëntorit 1443 u shumëzua dhe u bë e çelikët kur ajo takoi 28 Nëntorin 1912. Njësimi i tyre nuk kishte se si të mos jehonte drejtë të ardhmës dhe të mos ndjehej nga shpirtrat e atyre që lindin për të mos u dorëzuar kurrë para të vërtetës dhe kurrë para vdekjës. Që lindin të lirë dhe që kuptojn vetem lirinë. Që lindin vetem për të jetuar, vetem për të ekzistuar, vetem për të qëndruar. Dhe, askush më mirë se Adem Jashari nuk e ka dëshmuar se dhurata e jetës është një dhuratë që duhet çmuar me lirinë. Njëra pa tjetrën nuk mund të ketë kuptim. Jehona e 28 Nëntori 1443, e dubluar me atë të 28 Nëntorit 1912, jehoj edhe njëherë duke lindur më 28 Nëntor 1955 dhe duke krijuar një stuhi të re lirie në historinë shqiptare në vitët 90.

Një stuhi lirie e cila nuk e kishte zgjedhur rastësisht 28 Nëntorin 1997 për t'u shfaqur nën emblemën e UCK-së me betimin e në gojë të Skendërbeut e Ismail Qemalit se Shqipëria do të bëhet. Me betimin në gojë të Skenderbeut e Ismail Qemalit se shqiptarët nuk dorëzohen asnjëherë përball padrejtësive, përball pushtimit, përball robërisë. Me betimin në gojë të Skenderbeut dhe Ismail Qemalit se shqiptarët e duan jetën vetem nëse ajo është e qiftëzuar me lirinë dhe dinjitetin.

Historia n'a mësoj në të gjitha faqet e saja se jeta është e dhënë nga natyra vetë, por se liria dhe dinjiteti janë të merituara vetem nga ata individë dhe kombe të cilët gjithënjë luftojn për të. Liria dhe dinjiteti janë vetem për ata të cilët nuk dorëzohen, por qëndrojn në vazhdimësi. Duke qenë se e kuptuam 28 Nëntori simbolizon në tërësinë e tij rezistencën vetë, ne themi sot se ajo është Dita e atyre që nuk u dorëzuan kurrë. Është Dita e atyre që qëndrojn !

08/11/2015

JAPONEZET DHE NE SHQIPTARET




Japonezët njihen si popull me disiplinë të hekurt, si popull me kulturë, dashuri dhe përkushtim për vendin e tyre deri në flijim. Japonia ishte vend i vetizoluar gjatë 200 vitëve. Për dy shekuj ishte ndaluar edhe tregtia me vendet evropiane... Megjithatë, japonezët nuk vajtonin për këtë vetizolim, siç vajtojnë edhe një çerek shekulli pas shqiptarët për vetizolimin 40 vjeçar të shtetit shqiptar, i cili, megjithatë nuk ishte i izoluar si Japonia, sepse kishte marrëdhënie diplomatike me mbi 100 shtete të botës dhe marrëdhënie tregtare, ekonomike, kulturore... me gjithë botën. I vetmi izolim-kufizim ishte ndalimi i ikjes jashtë shtetit ose emigrimi. Ky ishte një izolim i domosdoshëm për interesa madhore kombëtare. Gjatë këtyre 40 vitëve popullsia në Republikën e Shqipërisë gati u pesëfishua: nga 800 000 banorë shkoi në afër 4 000 000 banorë. Ishte kjo një fitore e paparë për kombin shqiptar... Dhe kjo sigurisht që nuk mund t'i falet Enver Hoxhës!! Japonia kishte hyrë në luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sulmuar befasisht Perl Harburin dhe kjo do t'i kushtonte popullit japonezë miliona viktima. Gjate Luftës së Dytë, kryesisht me amerikanët, Japonia kishte humbur 2 000 000 ushtarë (gjerësa në atë kohë ajo kishte vetem 30 milion banorë). Megjithatë, Japonia (Perandori) nuk pranonte kapitullimin. Kjo ishte "arsyeja" që SHBA-të hodhën bombën bërthamore me 6 gusht 1945 në Hiroshimë dhe pastaj, me 9 gusht në Nagasaki. U vranë tërësisht banorët e këtyre qytetëve dhe u rrafshuan me tokë këto qytete nga shpërthimi (valet goditëse) dhe zjarri i bombave bërthamore...
 Por, japonezët edhe në këto rrethana tmerri të paparë më parë nuk vajtuan, por përvolën mëngët dhe nisën ndërtimin e atyre qytetëve dhe të Japonisë nga e para... Ndërsa shqiptarët (elitat e tyre mjerane) vazhdojnë të vajtojnë vrasjen e qindra njerëzve (sipas tyre të pafajshëm, por që ishin bashkëpunëtorë të nazifashizmit...) gjatë Luftës së Dytë Botërore apo gjatë ndërtimit të vendit...

Japonezet edhe pas asaj tragjedie të paparë e mbajtën dhe e nderuan Perandorin e tyre, ndersa shqiptarët edhe 25 vjet pas rënies së sistemit socialist vazhdojnë ta fajsojnë Enver Hoxhën dhe sistemin për paaftësinë, për dështimet dhe për problemet e tyre sot...!! E kjo është ARSYEJA pse ne shqiptarët jemi ketu ku jemi, ndërsa japonezët janë aty ku janë...