Labinot Gjini
27 Nëntor 2014
Raporti në mes kombit dhe feve është një debat në mbarim në Republikën e Shqipërisë. Ashtu sikur në shumicën e vendëve të zhvilluara, debate të tilla janë konsumuar tanimë dhe debate më bashkëkohore dhe më virtyoze nuk ju japin më përparësi atyre. Raporti i kombit ndaj feve ka marrur kahjen përfundimtare dhe të qëndrueshëme nga shteti. Ai tanimë është edhe i mirëkuptuar edhe nga masat e gjëra popullore të Republikës së Shqipërisë. Në anën tjetër, ky raport i kombit ndaj feve ka filluar të bëhet debat publik në Kosovë thuajse vetem pas 1999 (rrethanat historike janë shpjeguesja më e mirë e këtij dallimi). E vërteta është se ky debat ka filluar të marrë një hov më racionalizues vetem këto dy vitët e fundit. Kurse në Iliridën shqiptare, ky debat nuk ka filluar ende... dhe nuk do të filloj gjerësa shqiptarët nuk do të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën politike të kësaj pjese të Shqipërisë (vendimarrës). Bashkimi i trojëve shqiptare do t'i kishte zgjidhur shumë më shpejt këto çështje (dhe shumë tjera) dhe do ti kishte harmonizuar problematikat e shtruara dhe dinamikatë e debatëve publike në mbarë Shqipërinë natyrale. Mirëpo, në mungesë të këtij bashkimi, fatëkeqësisht, ne mund të vërejm problematikat e shtruara ndryshe dhe në një dinamikë tjetër nga një vend në një vend tjetër shqiptar.
27 Nëntor 2014
Raporti në mes kombit dhe feve është një debat në mbarim në Republikën e Shqipërisë. Ashtu sikur në shumicën e vendëve të zhvilluara, debate të tilla janë konsumuar tanimë dhe debate më bashkëkohore dhe më virtyoze nuk ju japin më përparësi atyre. Raporti i kombit ndaj feve ka marrur kahjen përfundimtare dhe të qëndrueshëme nga shteti. Ai tanimë është edhe i mirëkuptuar edhe nga masat e gjëra popullore të Republikës së Shqipërisë. Në anën tjetër, ky raport i kombit ndaj feve ka filluar të bëhet debat publik në Kosovë thuajse vetem pas 1999 (rrethanat historike janë shpjeguesja më e mirë e këtij dallimi). E vërteta është se ky debat ka filluar të marrë një hov më racionalizues vetem këto dy vitët e fundit. Kurse në Iliridën shqiptare, ky debat nuk ka filluar ende... dhe nuk do të filloj gjerësa shqiptarët nuk do të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën politike të kësaj pjese të Shqipërisë (vendimarrës). Bashkimi i trojëve shqiptare do t'i kishte zgjidhur shumë më shpejt këto çështje (dhe shumë tjera) dhe do ti kishte harmonizuar problematikat e shtruara dhe dinamikatë e debatëve publike në mbarë Shqipërinë natyrale. Mirëpo, në mungesë të këtij bashkimi, fatëkeqësisht, ne mund të vërejm problematikat e shtruara ndryshe dhe në një dinamikë tjetër nga një vend në një vend tjetër shqiptar.
Shqipëria londineze është padyshim vendi ku raporti i kombit ndaj feve është i definuar në mënyrën më të avancuar, më të qartë, më të mirë dhe më të përafërt me projektin kombëtar të hedhur nga rilindasit tanë. Ndërsa në Kosovën ku sundoj Hashim Thaçi për disa vite pas pavarësisë së saj, ne kemi një raport të kombit (të përfaqësuar nga shteti) tejet të ngatërruar (dhe në të gjitha çështjet tjera nuk është më ndryshe). Një ngatërresë që reflekton vet ngatërresën e Kryeministrit në ikje dhe mbarë grupit të tij sharlatan. Këtë ngatërresë apo hutim ai e dëshmoj edhe me koalicionin që bëri me PD e haxhi Feridit dhe me futjen e ferexhës arabe brenda institucionit më të lartë të Republikës së Kosovës, Kuvendit. Megjithatë, duhet pajtuar se edhe partitë tjera nuk kanë dhënë ende provën e një qartësie më të madhe rreth këtij konceptimi. Kështu që konfuzioni persiston të jetë i gjithëanshëm në skenën politike të Kosovës dhe, nga kjo skenë, tek masa më e madhe e qytetarëve të saj !
Pra, ky hutim ndjehet edhe tek shumë qytetarë tanë të cilët nuk e kanë kuptuar fare se cili është raporti i kombit ndaj feve në një sistem laik. Por, ajo që më çuditi më së shumti është se si edhe tek vetë disa prej nesh që nuk janë fare fetar dhe me një ngritje të respektueshëme intelektuale qëndron një hutim në të shprehurit e përditshëm. Edhe pse me qëllime krejt të mira, në përditshmëri, përmes publikimëve tona, shumë prej nesh përhapim një hutim konceptuale mbi këtë raport komb-fe. Kështu, këto ditë, kam parë me dhjetra statuse, të cilat hedhin paqartësi në këtë aspekt dhe dëshmojn keqëkuptimet që mbizotërojn tek ata që i bëjnë.
Shumë statuse të qytetarëve tanë, por edhe nëpër disa faqe, uronin 28 Nëntori me fotografi ku flamuri shqiptar (simbolizim i kombit) jepej si ndonjë bashkues i feve të ndryshëme të paraqiture me simbolet e tyre (islame, katolike, ortodokse...). Diku diku, kam parë edhe një foto ku një hoxhë përqafohej nga një qytetar mbi plisin e të cilit ishte vendosur një emblemë e flamurit kuq e zi, çka, për këta njerëz, kishte kuptimin e një përqafimi në mes kombit dhe fesë.... E kështu me radhë...
Në realitet, kombi shqiptar nuk është siç kombi serb apo ai grek që të jetë projektuar dhe ndërtuar mbi një fe të veçant apo mbi shumë fe të ndryshëme. Ata të cilët e kanë konceptuar kombin shqiptar si të ndërtuar mbi shumë fe, si një element bashkues i feve të ndryshëme, duhet ta kenë keqëkuptuar edhe historinë e këtij projekti dhe ndërtimit të tij. Kombi shqiptar nuk është një bashkim i feve të ndryshëme. Ai është një projekt dhe ndërtim krejt më vete. Po të kishim ndërtuar një komb mbi shumë fe, rilindasit tanë dhe ne sot do të kishim krijuar ndonjë regjim konfesional të tipit Libanez ku pushtetët dhe organët shtetërore do të ishin të ndara midis konfesionëve të ndryshëme. Jo ! E vërteta është se kombi shqiptar është ndërtuar mbi një gjuhë (shqipe), mbi etno-kulturën shqiptare, mbi një të kaluare të përbashkët shqiptare, mbi një vetëdije për karakteristika që na përbëjnë "ne" dhe që na dallojn nga "ata" (tjerat gjuhë, kultura, kombe), mbi një ndjenjë të përbashkët dhe mbi një qëllimi të përbashkët politikë të së ardhmës. Fetë e ndryshëme në këtë projekt dhe në këtë ndërtim historik nuk kanë asnjë rol në përbërjen e kombit shqiptar, i kuptuar si entitet i përbashkët i shqiptarëve. Pra, kombi shqiptar nuk është produkt i një bashkimi të feve të ndryshëme të shqiptarëve në një entitet më global, por është vullnet transendental ndaj tyre. Është ide që i tejkalon ato dhe i mbizotëron ato. Kur e konceptojm kombin shqiptar si tejkalim i feve dhe mbizotërim i tyre, kjo nuk do të thotë se shqiptarët kanë hequr dorë apo duhet të heqin dorë nga fetë e tyre. Por, do të thotë se në këtë projekt dhe ndërtim të PËRBASHKËT kombëtar, ata nuk i kanë përfaqësuar fetë e tyre, nuk i kanë futur në këtë projekt. Duke qenë, feja ka mbetur si një projekt personal e privat dhe, kryesisht, individual i shqiptarit.
Duke qenë, çdo shqiptar që e ka të qartë këtë raport të kombit ndaj feve e kupton fare mirë se në kontratën (në kuptimin rusonian) ndërmjet tij dhe kombit, nuk qëndron askund feja e tij (prandaj edhe nuk e ka të shkruar në dokumentët zyrtare). Fenë e tij, ai nuk mund ta fusë në këtë kontratë kombëtare. Duke qenë, feja mbetët vetem e tij dhe kombi qëndron indiferent ndaj saj, por respektues ndaj këtij elementi përbërës të jetës së tij personale. (këtu kemi marrur si shembull fenë por ne do të kishim mundur të marrim me qindra shembuj tjerë të cilët nuk janë pjesë përbërsë të projektit kombëtar, por vetem pjesë përbërëse të jetës personale të individëve të ndryshëm).
Duke qenë se kombi shqiptar është projekt në vete dhe i PËRBASHKËT i shqiptarëve ku fetë nuk janë element përbërës i tij, ai nuk mund të jetë në një raport përqafimi apo ledhatime me to. Ai është thjesht në një raport tejkalimi të tyre dhe mbizotërimi të tyre. Tejkalimi sepse kombi shqiptar është i përbërë nga elemente më përbashkuese (gjuha, e kaluara e largët dhe e afërt, traditatë, qëllimet) sesa ato që e përbëjnë një fe të caktuar. Mbizotërues ndaj tyre sepse kombi si vullnet është i materializuar në një shtet të PËRBASHKËT (ose kërkon të jetë në një shtet të përbashkët), i cili është sovran mbi një teritor të caktuar dhe mbi të gjithë popullësinë pa marrur parasysh përkatësinë e tyre fetare. Dhe, bashkësitë fetare të veçanta që veprojn mbi sovranitetin e tij janë të detyruara t'ju nënshtrohen (kupto : ta respektojn) një vullnet gjithëpërfshirësë që i tejkalon ato. Me këtë, bënë të kuptojm se ai është mbizotërues ndaj tyre (kupto : e ka fjalën e fundit).
Mirëpo, nëse kombi shqiptar është një projet dhe ndërtim që përjashton dhe tejkalon fetë e ndryshëme, kjo nuk do të thotë se ai është anti-fe apo është diktuesi i tyre. Kombi shqiptar është thjesht tolerues i tyre dhe mirëkuptues i tyre. Ai nuk e ka marrur asnjëherë roli e zëvendësuesit fetar dhe as të diktuesi të feve. Ai, i ka lënë hapësirën e tyre respektive dhe i toleron këto hapësira të caktuara fetare brenda hapësirës së tij që është më gjithëpërfshirëse (teritoriale dhe shpirtërore shqiptare).
Kur e kuptojm këtë raport real të rrjedhur nga projekti dhe ndërtimi i tij, ne mund ta kuptojm fare mirë se pse paraqitja e kombit përmes simbolikave të ndryshëm si një komb bashkues, përqafues, ledhatues i feve është një gabim i thellë konceptual. Një gabim që ndihmon edhe më tej një konfuzion tek disa kategori të qytetarëve tanë. Një ngatërresë që i shton problemet shoqërore dhe që errëson zgjidhjen e tyre. Më 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (natyrale) do të ishte dashur të jemi të kapur nga një qartësi konceptuale dhe jo me hutime të tilla. Urime Festën !
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire